Ylli i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, ka folur me besim dhe entuziazëm përpara Botërorit, duke theksuar ambiciet e tij dhe të kombëtares së Spanjës për të arritur sa më larg në turneun më prestigjioz për shtete.

Sulmuesi spanjoll u shpreh se skuadra është e përgatitur për sfidat që e presin, sakaq ai nuk hezitoi të ndalej edhe në aspektin personal.

“Momenti më në fund po vjen. Që kur mbaroi Europiani, të gjithë kemi menduar vetëm për Botërorin. Jemi kampionë dhe do të shkojmë në këtë kompeticion si të tillë.

Dëmtimi i fundit- Po, e mbaj mend kur u dëmtova. Lutesha brenda meje që të mos ishte asgjë, që të ishte thjesht një ngërç apo diçka e tillë. Kisha frikë se mos ishte dëmtim serioz dhe mund ta humbisja Kupën e Botës”.

Në mendjen time është sikur kam 10 vjet që luaj futboll, por në realitet kam vetëm 3 dhe 4 vjet më parë isha duke luajtur me shokët e mi në lagje. Një fëmijë që tani do të luajë në një Botëror. Duhet të jetë diçka e çmendur, shume e çmendur”.

Kur shoh tifozë të vegjël, gjithmonë ndaloj sepse e di që në mendjen e tij ai po sheh idhullin e tij. Kur isha i vogël, idhulli im ishte Nejmar dhe do të kisha vdekur për një foto me të. Do të kisha bërë gjithçka”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: