TIRANE

Një roman dokumentar i shkrimtarit nga Kosova, Ag Apolloni, është promovuar në Qendrën Kombëtare të librit në Tiranë në kuadër të tetorit të librit. “Një fije shprese, një fije shkrepëse” sjell historitë e dy nënave që kanë humbur fëmijët në luftën e Kosovës.

Shkrimtarja Flutura Açka “Ky libër hyn në atë ndërkohë jetës sime shumë të rëndësishme. Kur e kam lexuar sapo kisha nxjerrë ‘Birin’ dhe ngarkesa që mori vepra ishte e shumëfishtë. E kam përjetuar veprën, si ta kisha shkruar vetë”.

Autori vetë u ndal te tragjedia kosovare nën represionin serb, duke sjellë historinë e nënë Ferdonijes dhe Pashkës. Një vëmendje të veçantë ai i dha një ushtaraku serb që viktimave ju nxirrte sytë.

Shkrimtari Ag Apolloni tregoi se “kanë mbledhur sytë e viktimave dhe disa kufoma të shqiptarëve janë gjetur pa sy, dhe më është dukur diçka shumë e tmerrshme. Është e njohur edhe historia e atij me të cilin krenohen serbët, Stefan Nemanja, që ka thënë se shqiptarët jo vetëm duhen zhdukur, por edhe u duhen nxjerrë sytë”.

Libri nis me vizitën e tre shokëve në shtëpinë e Nënë Ferdonijes që gjatë luftës serbët i vranë 4 djemtë dhe burrin, duke e lënë të vetme. Romani shpërfaq edhe historinë e Nënë Pashkës që kur i erdhën eshtrat e djemve të vrarë nga serbët, kreu vetëvrasje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: