Futbolli francez ishte nga të parët që vendosi të mbyllë përfundimisht sezonin si pasojë e alarmit të pandemisë së Covid-19. Por ky vendim është cilësuar si i shpejtuar nga një pjesë e presidentëve të klubeve të Ligës 1. Mbi të gjithë, ai i Lyon, Jean-Michel Aulas. Ky i fundit është më aktivi dhe prej javës po “lufton” që kampionati të mbyllet në fushën e lojës. Shpresat e numrit një të Lyon dhe të tjerëve si ai që kërkojnë rinisjen janë ndezur sërish pasi çështja ka shkuar deri në parlamentin francez.

Skysport De Fussball Olympique Lyon 4998661
Skysport De Fussball Olympique Lyon 4998661

Gjashtë senatorë kanë prezantuar një amendament për ligjin mbi menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, duke hapur një spirale për mundësinë e rikthimit të futbollit francez. Sipas mediave në vend, ky amendament ka mbështetjen edhe të disa deputetëve të partisë së presidentit Macron. Por, duke qëndruar në raportimet e mediave franceze, shanset që ky amendament të kalojë në të dyja dhomat e parlamentit janë afër zeros. Ndërkohë, edhe Federata Franceze i është drejtuar UEFA-s, duke sqaruar arsyet e vendimit për pezullimin e futbollit në vend që në fund të prillit. Sipas saj, kjo ishte rruga e vetme pas masave shtrënguese të qeverisë për të përrballuar krizën sanitare të shkaktuar nga pandemia.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb