Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur sot në foltoren e protestës së opozitës. Ai tha se sot të gjithë shqiptarët i bashkon një fjali që dëgjohet në çdo tryezë, “në Shqipëri nuk ka të ardhme” dhe kjo duhet të ndryshojë, duke larguar qeverinë aktuale.

“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë  e madhe na ka mbledhur. E bisedojmë çdo ditë me njerëzit që bisedojmë dhe familjarët. Ajo përmblidhet në një fjali të vetme: në Shqipëri nuk ka më të ardhme! Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund tu kthejë shpresën vetëm një alternative.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon milion ane media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindur se në vend s’ka njerëz të ndershëm.

Ne nuk pajtohemi dot me plaçkitjen dhe blerjen e mediave, jo të dashur miq kështu bëjnë ata që s’kanë atdhe, ne jemi shumica! Ky nerv është gjallë. E dëshmon prania juaj sonte këtu dhe e shumë të tjerëve që do në bashkohen, vetëm nëse tregojmë se ne nuk duam të vijmë në pushtet për të vjedhur dhe se ndershmëria është alternativa jonë e vetme”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb