Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në Neës24 me Ola Brukon deklaroi se atë e rrethuan gjatë protestës 20 policë civilë, ndërsa veçoi njërin prej tyre.
Ai tha se i bëri përshtypje një djalë i ri që ishte veshur me bluzë të bardhë që kishte logon ‘Dolce & Gabbana’. Ndërkohë, gazetarja ia ktheu me humor, duke shtuar se mund ta ketë pasur fals. Mes ironisë, Lapaj tha se policia për këto raste të produkteve false sikur bënte aksione.
“Nëse më vjen të më kapë një i ri 25-vjeç me bluzë Dolce & Gabbana. Unë kam të drejtën të mbrohem. Ti kthehem dhe ta gjuaj në grushta. Ça do thonë pastaj që dhunova policinë. Aq më tepër vjen me një bluzë që nuk i shkon një punonjësi të Policisë. Ku e gjete buxhetin 1 mijë euro ti kur rrogën e ke 800 mijë lekë?!
Në ato momente nuk i bën dot verifikimin. Po më shumë ngjan me një personalitet të notës së krimit. Kush është ky mor vëlla. Si paramilitar. Policia sikur bën aksion kundër firmave false!
Nuk bëhet kjo që 20 punonjës civilë vijnë e marrin zvarrë një gazetar, një pedagog apo një qytetar të thjeshtë.”, tha ai.
