Udhëheqësi i ri i Iranit , Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ri duke ngritur tonet ndaj SHBA.
Ai është shprehur se procesi i një marrëveshjeje të re të mundshme midis Uashingtonit dhe Teheranit mbetet i pasigurt.
Në një postim në rrjete sociale Khamenei vuri në dyshim aftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e aleatëve të tyre në rajon.
Gjithashtu, Udhëheqësi Suprem i Iranit vuri në dukje se prania e amerikanëve është arsyeja më e rëndësishme për pasigurinë në Lindjen e Mesme, duke theksuar se stabiliteti mund të arrihet vetëm duke i larguar ata nga rajoni.
