Gazetari i njohur, Ervin Kurti ishte i ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku si rrallë herë ai bëri një rrëfim për jetën e tij.

Ervini tregoi se është rritur në një familje të madhe me 8 fëmijë, teksa zbuloi se ai është fëmija i shtatë. Gazetari më humor tha se nga të gjithë vëllezërit e motrat vetëm ai është beqar, madje edhe një prej mbesave të tij është bërë nënë. Ai u shpreh se do ta dëshironte një njeri në jetën e tij, por ndoshta deri tani ende nuk ka gjetur personin e duhur.

Ervin Kurti gjatë programit foli edhe për humbjen e të atit. Ai rrëfeu se babai i tij u nda nga jeta një muaj e gjysmë më parë në moshën 79-vjeçare. Gazetari tha se kjo është hera e parë që e ndan me publikun pasi ka dashur që këtë moment të vështirë të jetës së tij ta mbajë për vete. “Akoma nuk e kam kaluar dhimbjen”, ndërkohë që tregoi se mamanë e ka humbur 7 vite më parë.

Janë të shumta projektet televizive që Ervin Kurti ka punuar, ku do të veçojmë “N’Fermë” tek “E Diell” në të cilin ndodhet aktualisht, “Top Show Magazine” dhe “Njerëz të humbur”, për të cilin u shpreh, “Projekti që më bëri të njohur. Ishte një fenomen, ishte një shkollë më vete, përgjegjësi e madhe, ku kuptova vlerën e vërtet të familjes”.

Ervin Kurti ka shumë miq, dhe në “Dola te Ola” u surprizua nga dy prej tyre me anë të video-mesazheve që kishin dërguar për të, nga Artenisa Ozaj dhe gazetarja Suada Daci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: