Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndan me miqtë në “Facebook” lajmin e mirë se prindërit e tij kanë mposhtur koronavirusin, pas një muaji betejë sfilitëse.

Në një mesazh prekës, ish-ministri Cakaj thekson se nëna dhe babai i kanë lindur sërish, pas një muaji me çerek fryme e shpirti, duke luftuar paepur me hijen e zezë të vdekjes.

“Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish.
E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund❤…”, shkruan Cakaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb