Një person i armatosur qëlloi në një kishë në Sri Lanka, tha policia, me vendin në gatishmëri të lartë gjashtë vjet që nga shpërthimet e së dielës së Pashkëve ku u vranë vranë qindra njerëz, raporton The Hindu.

Personi i armatosur hapi zjarr në një kishë në Manampitiya, 160 kilometra (100 milje) në verilindje të kryeqytetit Colombo, tha në një deklaratë policia.

Nga të shtënat janë dëmtuar xhamat dhe askush nuk është lënduar, ndërsa një i dyshuar është arrestuar, tha policia.

“Hetimet fillestare sugjerojnë se i dyshuari kishte shënjestruar kishën për shkak të një armiqësie personale me pastorin”, thuhet në deklaratë.

Policia dhe trupat e armatosura janë vendosur në pothuajse të gjitha kishat në mbarë vendin gjatë festimeve të Pashkëve, me sigurinë e shtuar pas sulmit të vitit 2019.

Sulmuesit vetëvrasës në 2019 vranë 279 njerëz, përfshirë 45 të huaj, në tre kisha dhe tre hotele.

Më shumë se 500 njerëz u plagosën në sulmin, për të cilin zyrtarët fajësuan një grup islamik vendas.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb