Një pikturë e artistit italian, Sandro Botticelli u shit në ankand në Nju Jork për rreth 45 milionë dollarë, pas një ”lufte” të zjarrtë ofertash.

”Tre konkurrentë u ‘grindën’ për pikturën për rreth shtatë minuta”, deklaroi shtëpia e ankandit ”Sotheby’s”.

E pikturuar në fund të shekullit XV, “The Man of Sorrows” është një portret i Jezu Krishtit në një kurorë me gjemba me duart dhe kyçet e dorës të lidhura me një litar.

Rreth një vit më parë, ”Sotheby’s” nxori në ankand një të Botticelli për 92,2 milionë dollarë.

Asnjëherë më parë nuk është paguar kaq shumë në ankand për një vepër të piktorit italian.

Sipas shtëpisë së ankandeve, ka vetëm një duzinë portrete të BotticelliT të njohura në mbarë botën, vetëm disa prej të cilave janë në pronësi private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb