Ashtu siç e theksoi edhe trajneri Edi Martini pas miqësores të së shtunës së kaluar, merkato e Vllaznisë vetëm sa ka nisur. Me shkodranët që pritet të kompletohen totalisht në javët e ardhshme.

Në mënyrë që skuadra e re të jetë gati jo vetëm për sezonin e ri të Superiores, por edhe për ndeshjet e Conference League, ku kuqeblutë kanë si synim minimal kalimin e turit të parë. Dy janë objektivat kryesorë të 9 herë kampionëve të vendit për t’u afruar në skuadër. Fjala është për një mbrojtës dhe po ashtu për një mesfushor me tipare sulmuese, në rolin e një fantazisti.

Emri më i lakuar për mbrojtjen ngelet Mevlan Adili, pavarësisht se palët ende nuk duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, shkupjani ngelet një “fiksim” në Shkodër. Ku kërkohet rikthimi i tij për t’u shndërruar në liderin e prapavijës.

Emri tjetër më i “nxehtë” përsa i përket mesfushës është ai i Sherif Kallakut. Është Edi Martini që personalisht po këmbëngul për fushëkrujasin, të cilin e ka drejtuar më parë te Teuta. Dy emra të njohur të kampionatit tonë dhe me plot eksperiencë, që, nëse do t’i bashkoheshin Vllaznisë, patjetër që do t’i shndërronin shkodranët si një nga ekipet pretendente për titullin në Superiore për sezonin 2025-26.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb