Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë një paralajmërim për Europën. Stuhia tropikale “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë, dhe po i drejtohet kontinentit tonë.

Sipas Qendrës së uraganëve, stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve, dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h.

“Uragani “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta, shkruan tesheshi. Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës”, shkruajnë mediat britanike.

Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë.

“Ofelia” është uragani i dhjetë i këtij viti, dhe pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilat shkaktuan kaos në Ishujt Karaibe dhe disa shtete amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: