Trajneri i Juventusit, Maximilliano Allegri ka folur për mediat, në prag të ndeshjes së mërkurës ndaj Maccabi Haifa, e vlefshme për Champions League. Tekniku italian ka prekur tema të ndryshme si situata me lojtarë të caktuar, sfida, apo edhe grupi në tërësi.

“Nesër do të ketë disa ndryshime dhe duhet të vendos se kë do të aktivizoj nga tre lojtarët e rikthyer. Tani kam mundësinë të bëj disa ndryshime në ekip.”

Prapavija- “Duhet të vendos formacionin, sepse disa mbrojtësa do të qëndrojnë jashtë, si dhe duhet të marr vendime për mesfushën. Nuk ka rëndësi nëse mbrojtja është me 3 apo me 4, e rëndësishme është që skuadra të përmrësohet. Duhet të tregojmë forcën që shfaqëm të dielën.”

Situata “Në momente të vështira nevojitet të luhet një ndeshje normale, lojë skuadre. Askujt nuk i kam kërkuar që të fitojë ndeshjen i vetëm.”

Milik- “Ka një problem muskulor, nesër do të jetë në pankinë me shpresën se nuk do të ketë nevojë të futet në fushë.”

Ndeshja- “Në futboll nuk i dihet kurrë, ne po punojmë me veten tonë. Nëse nuk mposhtim Maccabin, atëherë nuk ka vlerë. Më pas kemi kampionatin. Një gjë ka vlerë të përbashkët. Duhet të arrijmë rezultate të mira.

Nesër është ndeshja më e rëndësishme e Champions League, sepse pas dy ndeshjesh nuk kemi asnjë pikë. Nuk e di nëse do të jetë më e rëndësishmja, shpresoj që më e rëndësishmja të jetë pas një muaji ose gjashtë muajsh. Megjithatë, nesër është e rëndësishme sepse është edhe ndeshja më e afërt” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: