Një tren me shpejtësi të lartë që u nis nga kryeqyteti i Belgjikës, Bruksel, dhe që transportonte deputetë të Parlamentit Evropian (PE), mbërriti gabimisht në parkun argëtues Disneyland në Paris në vend të Strasburgut.

Kanali BFMTV njoftoi se treni me shpejtësi të lartë që u nis nga Brukseli mëngjesin e sotëm ishte planifikuar të mbërrinte në Strasburg.

Megjithatë, treni që transportonte eurodeputetë u devijua në linjën e gabuar kur mbërriti në stacionin Roissy-Charles-de-Gaulle në Francë.

Treni gabimisht i dërgoi eurodeputetët në Disneyland të Parisit, 400 kilometra larg, në vend të Strasburgut.

Kompania franceze hekurudhore SNCF deklaroi se treni me përfaqësuesit u nis për në Strasburg me 45 minuta vonesë.

Eurodeputetët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme në ndërtesën e PE-së në Strasburg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb