Një ushtar ukrainas u vra dhe 2 ushtarë tjerë u plagosën nga zjarri i hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas, në lindje të Ukrainës, njoftuan nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, u theksua se separatistët kanë shkelur 3 herë armëpushimin.

Më tej thuhet se një ushtar nga ushtria ukrainase u vra dhe 2 ushtarë tjerë u plagosën si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët në rajonin e Mayorskoye të Donbas.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb