Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mes tifozëve në Athinë,  janë shkarkuar shtatë oficerë. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Janis Ikonomu, ka njoftuar se janë pushuar nga 7 oficerë të lartë të policisë greke të Athinës, Janinës, Rios, me arsyetimin se kanë lejuar kalimin me makinë deri në Athinë të tifozëve kroatëve dhe episodet në stadium.

Çështja ndodhet në prokurorinë e Athinës për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nëna e 29 vjeçarit të vrarë Michalis Kaçuris ka pësuar infarkt pak më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: