Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Hanko Sadik Hyseni, bashkitë Telelenë dhe Memaliaj i akordojnë titullin “Qytetarë Nderi” pas vdekjes. Hanko Hyseni ka dhënë një kontribut të çmuar për emancipimin e grave dhe vajzave në zonën e Tepelenës si dhe per ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor efektiv në shërbim të njerëzve.

Gjithë pasion, energji dhe dije, u përkushtua gjatë 3 dekadave si mami dhe konsultore, duke pritur e përkujdesur qindra e mijëra vogelushe e duke ndihmuar nënat e reja, pa pasur asnjë rast të vdekjeve foshnjore.

Ka shkruajtur dhe botuar disa artikuj dhe libra kushtuar vendlindjes, me kujtime nga jeta, zakonet dhe traditat e zonës. Me rastin e dhënies së titujve “Qytetare Nderi”, dhe në përkujtim të jetës dhe veprës së saj, një vit nga vdekja, familja  Hyseni organizoi një ceremoni përkujtimore me prani të drejtueseve të bashkive Tepelenë, Memaliaj, Mallakastër, bashkëtrevas, kolegë të Hanko Hysenit, përfaqësues të Shoqatës “Treva e Krahësit” si dhe miq e të afërm.

Interpretimet e ndjera të Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Xhelil Aliu, Grupi polifonik ,Thesaret Labe, si dhe vajzat e baletit, sollën emocione dhe kujtime të bukura gjatë ceremonisë përkujtimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb