Të paktën 11 persona janë plagosur pas një shpërthimi në bordin e një varke turistike në Miami, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Sipas shefit të batalionit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Miami-Dade, Juan Arias, ekipet e emergjencës iu përgjigjën raportimeve për një “shpërthim të mundshëm varke” në Haulover Sandbar, një zonë shumë e frekuentuar turistike.

Të plagosurit u transportuan në spitalet lokale me djegie dhe lëndime traumatike. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e shpërthimit, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Dëshmitari okular dhe qiradhënësi lokal i varkave, Patrick Lee, tha për CBS News se pa disa persona që u hodhën nga varka menjëherë pas shpërthimit.

“Pashë shumë prej tyre me djegie kudo. Ishte një zjarr shumë i nxehtë”, deklaroi ai, duke shtuar se shpërthimi mund të ketë qenë i lidhur me karburantin me oktan të lartë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb