Dy persona janë arrestuar në Fier e Lushnje, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë një 40-vjeçar, i cili ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, si dhe një 46-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 40 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin R. K., 30 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh. M., 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb