Me një flamur të Bashkimit Evropian që mbulonte arkivolin, Italia kreu një funeral shtetëror të premten për David Sassoli, presidentin e parlamentit të BE-së i cili vdiq te henen.

Zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, morën pjesë në shërbimin në kishën e Shën Marisë së Engjëjve në Sheshin e Republikës së Romës. Të pranishëm ishin edhe presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe Kryeministri Mario Draghi.

Yu

Vajza e Sassolit, Livia, citoi nga mesazhi i babait të saj për sezonin e Krishtlindjeve në rolin e tij në parlamentin e BE-së që ai kishte thene disa ditë përpara shtrimit të tij përfundimtar në spital. Në atë mesazh, presidenti i parlamentit të BE-së kishte denoncuar se “kufijtë e Evropës në disa raste ishin bërë kufij midis asaj që është morale dhe asaj që është imorale, midis njerëzimit dhe mungesës së humanizmit”. Sassoli me këto fjalë nuk kritikoi situata apo politika specifike, por referenca e tij ndaj qëndrimeve evropiane ndaj emigrantëve ishte e dukshme.

Djali i tij, Giulio Sassoli, e përshkroi babanë e tij si një person me “ide të forta dhe mënyra të buta”.

Përpara se të hynte në politikë, Sassoli punoi si reporter për televizionin shtetëror italian, duke arritur përfundimisht një nga pozicionet e tij më prestigjioze spiker i stacionit kryesor të rrjetit gjatë lajmeve të darkës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: