Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë u kap shtetasi me inicialet A. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, në hekura ranë dhe shtetasi me inicialet J. Sh., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, si dhe A. Z., 51 vjeç dhe D. P., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb