Deputetja e PD Dhurata Çupi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se ka qenë prezentë në një tryezë të organizuar nga OSBE për reformën administrativo-territoriale.Sipas deputetes studimet e organizatave jofitimprurëse dhe ekspertëve të pushtetit lokal tregojnë se shqetësimet e ngritura nga opozita kanë qenë të drejta.
Çupi përmendi ndër të tjera se njësitë vendore vuajnë sot mungesën e burimeve financiare ndërkohë që taksat dhe tarifat janë rritur për qytetarët.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb