Robert Marchand, një francez 105-vjeçar, ka hyrë në histori të çiklizmit të mërkurën duke përshkuar 22.5 km në një orë në një vend afër Parisit, raporton agjensia e lajmeve  Reuters. Marchand u ndoq nga mijëra persona në Francë dhe u përshëndet nga mijëra fansa derisa po ngiste biçikletën e tij përreth velodromit në Saint-Quentin-en-Yvelines.

Megjithatë, ai nuk mundi ta thyente rekordin e tij të mëparshëm prej 26.9 km në kategorinë e personave mbi 100 vjeç, të cilin e arriti më 2014 në moshën 102 vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: