Përzierja e mjaltit me qumështin sjell përfitime të dobishme për organizmin tonë. Prej kohësj, mjalti është përdorur si ilac natyral, për shkak të vlerave ushyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart.

Po kështu edhe qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.

Konsumimi i këtyre dy produkteve së bashku sjell disa efekte pozitive në shëndet.

Lehtëson tretjen
Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

Ka veti antibakteriale
Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.

Ndikon në rezistencën e trupit
Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

Forcon kockat
Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

Lufton pagjumësinë
Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

Ngadalëson plakjen
Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

Pastron lëkurën
Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: