Shumë shqiptarë në raste të ndryshme kanë gjetur zgjidhje për probleme shëndetësore të vështira , pa kosto jashtë Shqipërisë.
Një prej njerëzve që ka ndihmuar shumë familje dhe fëmijë shqiptar është kardiokirurgu Kristo Papa. Karriera e Papas ka nisur në Verona të Italisë, duke vazhduar në Zvicër, në Irlandë dhe aktualisht në spitalin mbretëror të Londrës.
Përgjatë viteve të karrierës, Papa sa herë bëhej fjalë për shqiptarë në vështirësi ka dhënë ndihma në forma të ndryshme ku shumë prej pacientëve kanë qënë fëmijë.
Gati në të gjitha rastet, jo vetëm ka dhënë ndihmë mjekësore por edhe për familje të ardhura nga Shqipëria, por ka ndihmuar me qëndrimin e tyre përgjatë kohës së qëndrimit të të afërmit. Për Shqiptarët e Veronës si dhe të zonave përreth , ai është njeriu të cilit i detyrohen për jetën e të afërmit të tyre.
Edhe aktualisht që jeton jashtë Italisë ,nuk mungojnë rastet kur kontaktohet nga shqiptarë që kërkojnë ndihmë duke fluturuar në drejtim të Veronës ku ka qenë dhe vatra e tij kryesore për t’ju gjendur afër shqiptarëve dhe dhënë ndihmën e tyre .
Për Doktor Kriston ,një pikë vendimtare në jetën e tij që e ka bërë më të përkushtuar në ndihmë të njerëzve ,jo vetëm për profesionin standard, por edhe jashtë mundësive, ka qenë tërmeti i 6 prillit në vitin 2009, kur ishte student mjekësie në Aquila.
Për disa ditë ai ka qëndruar poshtë rrënojave të një ndërtese ku ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin jashtë si të vetmin të mbijetuar.
Doktor Papa shprehet se tashmë ka nisur të krijojë një rrjet mjekësh shqiptarë në botë për të ndihmuar pacientë të ndryshëm shqiptarë, pa asnjë përfitim. Sipas tij, kjo iniciativë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për shumë qytetarë të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë të specializuar në spitale të ndryshme
Për sa i përket aspektit profesional ,doktor Papa aktualisht shërben në spitalin mbretëror të Londrën ku pak kohë më parë ka realizuar dhe një prej operacioneve më të vështira në botë te një pacient me Covid-19.
(d.xh/ balkanweb)
