E dimë që pilulat, pompat dhe ndërhyrjet kirurgjikale funksionojnë për disfunksionin erektil, por ushqimi si ndikon. A ka ushqime që mund të ndihmojnë me disfunksionin erektim? Ka arsye të mendojnë se mundet, megjithatë duhen më shumë të dhëna shkencore për të konfirmuar potencialin e ushqimeve të mëposhtme:

Shalqiri
Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopene, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.

Gocat e detit
Këto produkte deti mund të rrisin nivelet e testosteronit, duke rritur dëshirën seksuale. Ato janë të pasura edhe në zink, një lëndë ushqyese për të cilin trupi ka shumë nevojë. Sigurohuni që të dini nga vijnë dhe nëse janë gatuar mirë.

Kafja
Filxhani i kafes është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.

Çokollata e zezë
Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb