NJU JORK– Mesnata e së enjtes për Nju Jorkun vendosi një rekord të ri kur përgjatë 11 ditëve rresht në megalopolin amerikan nuk u regjistrua asnjë vrasje, njoftoi sot gazeta italiane ”Corriere della sera” në botimin e saj online.

Vrasja e fundit ndodhi të dielën e 1 shkurtit kur Shadale Graham, një 28-vjeçar nga Harlemi, u qëllua me një pistoletë në kokë pas një zënke në një bar në 137th Street.

Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë pa vrasje që nga 1994-a, vit kur policia e Nju Jorkut filloi përdorimin e CompStat, sistem i kompjuterizuar për monitorimin e krimit.

”Kjo është një provë se qyteti i Nju Jorkut është qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës”, deklaroi kryetari i bashkisë, Bill de Blasio.

Ndërkohë, gazeta ”New York Daily News” shkruan me ironi se meritë për këtë rekord të ri kanë dy ”agjentë”, i Ftohti i madh që ka përfshirë prej ditësh qytetin si edhe Dëbora që bie prej disa ditësh në të. Kjo ka bërë që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Qyteti i Nju Jorkut ka mbi tetë milionë banorë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: