Ales Bialiatski – një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka fituar çmimin Nobel Për Paqen 2022 së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut ‘Memorial; dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut ‘Qendra për Liritë Civile’.

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit tha “ne po jetojmë në një situatë të vështirë sigurie dhe një botë të tensionuar”. Për vitin 2022, ishin 343 kandidatë, nga të cilët 251 janë individë dhe 92 janë organizata.

Çmimi Nobel për Paqe mbart një prestigj të madhe ndërkombëtar. Vlen gjithashtu një shumë të madhe parash – 10 milion krona suedeze (897,000 dollarë). Ky çmim ndahet ndërmjet fituesve kur ka më shumë se një.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: