TIRANE – Noizy dhe Dafina Zeqiri ditën e sotme publikuan klipin e tyre të ri. “A don Love?” është projekti fundit i reperit shqiptar me këngëtaren shumë të suksesshme nga Kosova.

Bashkëpunimi mes dy këngëtarëve ishte lajmëruar më herët nga ata dhe ditën e sotme mori jetë. Pamjet nga videoklipi janë shumë të bukura por ashtu edhe momentet e Dafit dhe Noizyt të cilët shfaqen të përqafuar. Mos po lind një histori e re dashurie?!

Por sigurisht që ata janë artistë profesionistë dhe marrdhënia në këtë rast mund të jetë vetëm për të rrëfyer një historie dashurie në këngë. Gjithsesi ne po e lëmë në formën e pyetjes dhe pasi të shikoni videoklipin mund të vendosni vetë në qoftë se ka diçka më shumë mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb