Brazili ka zhgënjyer totalisht në Botërorin e Katarit, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia pas penalltive. Ekipi i Tite realizoi golin e parë me Neymar, por Petkovic nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundin, pasi barazoi ndeshjen në fundin e shtesë. Nga pika e bardhë e penalltisë, ekipi i Dalic u tregua më i saktë.

Pas sfidës, janë publikuar edhe notat e futbollistëve. Shpëton vetëm Neymar, i cili mori notën 7. O’Ney, përveç golit, ishte mjaft i lëvizsshëm në fushë, duke i dhënë skuadrës së tij shpejtësinë e duhur.

Sa i takon vlerësimeve të tjera, ato janë si më poshtë: Tite 5, Pedro 6, Richarlison 6, Vinicius 5, Raphinha 5, Casemiro 6, Paqueta 6.5, Danilo 4,5, Thiago Silva 6, Marquinhos 6, Militao 6,5, Alisson 6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: