Brazili  barazoi 1-1 ndaj Venezuelës, në një ndeshje mjaft interesante. Por skenën e lajmit më shumë po e rrëmben një hije skandali në kampin e “Seleçaos” sesa rezultati zhgënjyes me Venezuelën.

Gazetari Mateus Baldi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale i bën jehonë një feste me femra, të organizuar nga tre futbollistët e kombëtares braziliane, Nejmar, Riçarlison dhe Vinicius në hotelin ku ishte akomoduar “Seleçao”. Në postimin e tij Baldi shkruan: “Nuk tërheq aq shumë barazimi i kombëtares braziliane me Venezuelën, që u bë temë në Kuiaba, por më tepër vënedjen e ka marrë një ‘party’ e mundshme e disa lojtarëve, e organizuar të enjten, më 12 tetor”.

Në një audio që qarkullon tashmë në Brazil, një femër tregon se Nejmar kishte qëndruar me RebekaRibeiro. Vinicius Zhunior ishte shoqëruar me Leticia Sogiro, ndërsa Riçarlison me Rita Lopes.

Në videon që po bëhet virale në internet, disa persona indetifikohen lehtësisht në atë festë të harbuar. Biondja është influencuesja Leticia Sogiro, ku shfaqet duke u larguar në mëngjes nga hoteli ku qëndronte skuadra braziliane.

E akuzuar për takimin e dyshuar me Nejmar, Rebeka ka postuar një foto në internet me lojtarin që e quan “vëlla”, pas gjithë polemikave që kanë shpërthyer. Më pas, ajo postoi një video duke folur për thashethemet. Rebeka ka kërcënuar se do të ngrejë padi për disa njerëz në lidhje me lajmin e përhapur. Ndërsa Leticia Sogiro dhe Rita Lopes ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmin në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matheus Baldi (@matheusbaldi)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: