Lazio krijojë një iluzion të bukur në Europa League, Zaccagni kaloi kryeqytetasit në avantazh në minutën e 23-të, por vetëm kaq, pasi një super Toni Martinez me një dygolësh përmbysi ekipin e Sarrit duke i dhënë Portos një sukses të rëndësishëm pas fitores 2-1.

Elseid Hysaj nuk u preferua sërish si titullar nga trajneri Sarri, anësori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 72-të, nota 6: “Futet në fushë në një moment delikat por ia del të dhurojë një paraqitje pozitive”.

Strakosha Hysaj
Strakosha Hysaj

Titullar për Lazio edhe në Europa League u preferua Thomas Straksosha, nota 6: “Nuk kishte ç’të bënte në dy golat e Toni Martinez, në pjesën e dytë i mohoi “tripletën” sulmuesin spanjoll duke mbajtur Lazio në lojë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb