Serie A pa si protagonistë këtë javë të gjithë legjionarët kuqezi, përjashto Kumbullën i cili vijon të jetë i dëmtuar. Futbollisti më i vlerësuar rezultoi Dermaku, titullar dhe 90 minuta në fushë për Parmën:

Dermaku
Dermaku

“Në pjesën e parë vendos këmbët në një goditje të rrezikshme të Orsolinit, një shpëtim që ka vlerën e një goli. Gjithnjë e më shumë një realitet i qartë, një bast i fituar për ekipin e tij”, nota 6,5 për Dermakun.

Hysaj
Hysaj

Rikthehen titullar për Napolin, Elseid Hysaj. Ancelotti preferoi ta aktivizoj sërish në krahun e majtë: “Drithërues në 2 momente në fundin e pjesës së parë, mbi të gjitha kur përpiqet të mbuloj Rebic që për fat të mirë nuk gjen kuadratin. Për pjesën tjetër zhvillon një ndeshje të mirë”, nota 5,5 për Hysaj.

Ndoji
Ndoji

Titullarë për Breshian zbriti dhe Emanuele Ndoj: “Reziston mirë për 45 minuta, duke u përpjekur të frenoj fantazistët e Romës. Zëvendësohet në minutën e 62-të, vuan shumë presionin e të zotëve të shtëpisë”, nota 5,5 për Ndoj.

Strakosha
Strakosha

Si gjithnjë titullarë për Lazion ishte dhe Tomas Strakosha: “Nuk mund të bënte shumë në golin e Caputo, për pjesën e mbetur, një paraqitje e kujdesshme”, nota 6 për Strakoshën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb