Legjionarët në Serie A, kush më shumë e kush më pak, të gjithë ishin protagonistë me ekipet e tyre, përveç Hysaj që nuk u preferua nga Sarri për asnjë minutë në fitoren 2-1 që kryeqytetasit siguruan përballë Sassuolo. Titullar zbriti Strakosha i cili pati jo pak punë në këtë sfidë:

“I kujdesshëm në dy momente gjatë pjesës së parë teksa ndali Scammaa. Mund të bënte pak në goditjen e Traore në fund të ndeshjes, nota 6”.

Strakosha
Strakosha

Një 90-minutësh fantastik zhvilloi portieri tjetër kuqezi, Etrit Berisha, në fitoren minimale që Torino siguroi në transfertë përballë Salernitana.

Gardiani shqiptar tregoi reflekse të jashtëzakonshme, në më shumë se një herë bëri mrekullinë përballë Verdi me shokë, nota 7”.

Berisha
Berisha

Mbase për herë të parë këtë sezon, Empoli zbrit pa asnjë shqiptar në transfertën përballë Fiorentinës të humbur me rezultatin 1-0. Ismajli u aktivizua në minutën e 28-të:

“Mund të bënte diçka më shumë në golin e Gonzales, nota 5”. Asllani u aktivizua në minutën e 61-të, ku u përpoq të vinte rregull në mesfushë, nota 6.

Empoli Notat
Empoli Notat

Ndërsa në të 77-ët, u aktivizua Nedim Bajrami, pa notë.

Nuk u preferua titullarë as këtë javë Rey Manaj, në fitoren jetike 1-0 që Spezia siguroi përballë Venezia, por ishte protagonistë kryesor në golin që i dhurojë “shqiponjave” tre pikët, nota 6,5 për Manaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb