VORË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vizituar Vorën, për të parë nga afër problematikën e banorëve në këtë zonë.

Kryemadhi tha se nuk beson tek Reforma në Drejtësi, duke shtuar se Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë.

“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur.

Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb