Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në fjalën e tij përpara nisjes së seancës për votimin e kandidatit Bajram Begaj për postin e presidentit të ri të vendit, ka sqaruar se nuk do të marrin pjesë në votim.

Ai ka shtuar se procesi ka qenë i njëanshëm, ndryshe nga sa kërkonte Kushtetuta.

“Në emër të kolegëve Shehi, Duka dhe Dule dua të deklaroj se duhet të kishim një proces kushtetues mbi palët. Mund t’ju them që kemi vendosur që duhet të kishte një proces kushtetues për një presidenti mbi palët.

Veprimet kanë qenë të një anshme, kundër Kushtetues pasi kandidatura nuk është konsultuar me partitë politike.

Nuk kemi asgjë me kandidatin por nuk do të marrim pjesë në votim pasi procesi kërkonte një marrëdhënie mes palësh, pavarësisht nëse do të kishte apo jo dakortësi”, është shprehur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb