Anëtari serb i Presidencës së BiH, Milorad Dodik, është treguar i ashpër ndaj BE dhe SHBA.

Ai është shprehur se bota nuk është  vetëm Brukseli dhe SHBA, ndërsa shton se Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë së saj.

“Mund të mos jetë e mundur në këtë moment, por duhet të punojmë për të dhe nëse ndalojmë së foluri për këtë, nuk do ta arrijmë qëllimin”, ka thënë Dodik.

Ndër të tjera ai ka shtuar se bë botë ka fuqi të tjera me të cilat mund të bashkëpunohet .

“Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: