Kreu i Republika Srpska, njëkohësisht anëtari  serb i Presidencës tre antarëshe të Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik ka “shpërthyer” ndaj

Ai tha se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, është “gënjeshtar dhe mashtrues” pas paraqitjes së Schmidt në televizionin N1. Schmidt tha se është i bindur se 9 janari i ardhshëm, festa antikushtetuese në RS, do të duket ndryshe, përcjell Gazeta Express.

“Ju e dini që unë mund të jem i sjellshëm, por edhe shumë i ashpër. Do të bëj disa gjëra me siguri”, tha Schmidt.

Ai e këshilloi Dodikun të distancohet nga Putini dhe tha se para se ta dekoronte presidentin rus, duhej të kishte parë se çfarë po ndodh në rajon. Ai përmendi edhe qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç më 9 janar.

Dodik iu përgjigj përfaqësuesit të lartë përmes llogarisë së tij në Twitter, duke e ofenduar dhe boshnjakët i etiketoi thjesht si myslimanë.

“Vetëm një mashtrues dhe gënjeshtar si Christian Schmidt mund të thotë se 9 janari u krijua nga viktimat. Por 1 marsi, i cili festohet me myslimanë nga pothuajse i gjithë trupi diplomatik, është dita kur një dasmë e pafajshme, një serb, u vra në zemët të Sarajevës në emër të Shtetit Islamik”, ka shkruar Dodik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb