Deputeti i Partisë demokratike Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ndërsa tha se nuk duhet të ketë frikë për hapjen e tyre, por përkundrazi për mbylljen.

Sipas Sulës dosjet ishin edhe të hapura edhe të pahapura, ndërsa rrethi i subjekteve në këtë ligj është zgjeruar ndryshe nga ligji i vitit 2015 në lidhje me këtë çështje.

Ai shtoi se njerëzit në nivelet e politikës apo administratës së lartë publike i kanë përdorur dosjet kundër njëri-tjetrit me anë të shantazhit, gjë që sipas tij nuk kishte as logjikë e as moral politik për të vazhduar.

Dosjet ishin edhe të hapura edhe të pahapura. Me ligjin e ri rrethi i subjekteve është zgjeruar. Me ligjin e vitit 2015 personat që kanë patur një certifikatë shfajësimi për 32 vite sa persona që kanë kaluar në politikë, që kanë qenë në drejtësi, në administratën e lartë shtetërore, kjo do të thotë se dosjet e tyre kanë qenë të mbyllura. Nuk aludoj për manipulimet dhe falsifikimet.

Pse kemi frikë nga hapja, duhet të kemi frikë nga mbyllja. Dosjet duhet të hapeshin shume vite më parë. Njerëzit në këto nivele shantazhoheshin në çdo vend, qoftë në politikë apo në administratë dhe i përdornin kundër njëri-tjetrit, kjo nuk ka as logjikë e as moral politik që të vazhdojë”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb