Detaje të reja mësohen në lidhje me 70-vjeçarin Reshat Grembi nga Firi që u vtëhodh sot nga spitali Infektiv, ku ishte shtruar si pasojë e Covid 19.

Rferuar dëshmisë së kushëririt të tij, gaztari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se i moshuari jetont vetëm me bashkëshorten, e cial ka rezultuar negative, ndërsa ai pozitiv. Madje kjo e fundit nuk e di ende që ai është vetëhedhur nga dritarja e spitalit, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Kushëriri i tij, Taulant Grembi në një prononcim për mediat, siç raporton “BalkanWeb” është shprehur se Reshati ishte njeri i fortë, pa probleme qoftë psikologjike ashtu edhe ekonomike dhe se të gjtihë ata janë habitur kur e kanë marrë vesh.

“E kam kushëri të dytë, dje shkoi në spital këtu në Fier dhe e çuan me urgjencë në Tiranë. Ne u habitëm sot se si ka mundësi të hidhet ky njeri nga kati i dytë apo i tretë. U habitëm se ishte shumë normal, shumë i rregullt. Fëmijët i kishte të rregulluar, vetë kishte pension me gjithë të shoqen.

Kur rezultoi i prekur nga Covid?

Kushëriri: Ne dje e morëm vesh në fakt

Në çfarë gjendje ishte?

Kushëriri: Nuk e di

Mendoni se e ka shtyrë ndonjë problem të merrte atë akt?

Kushëriri: Jo, në asnjë mënyrë

Bashëkshortja ku është?

Kushëriri: Në shtëpi është, ajo nuk e di ende.

Ka marrë mjekim edhe në spital ai? Vuante nga ndonjë sëmundje?

Kushëriri: Me sa di unë jo, skishte probleme ai

Mos ka kaluar në depresion?

Kushëriri: Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb