Një ditë më parë, 29 vjecari Oliger Uka nga Tirana humbi jetën në një aksident automobilistik tek mbikalimi i “Gërdecit”, kur mjeti që drejtonte humbi kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës.

Shoku i tij i ngushtë, në një postim në rrjetet sociale prek me rreshtat për mikun inxhinier. Ai thote se per shkak te masave shtrenguese si pasojë e koronavirusit, ai s’ka mundur t’i jape as lamtumiren e fundit.

“Ger, kjo është hera e fundit që po të shkruaj vëlla…Më fal që nuk munda të të takoj për herë të fundit nga afër dhe të përcillja për në banesën e fundit, por ti më kuptin dhe e di që nuk varet nga mua..Kam nevojë të flas me ty dhe të zgjohem nga kjo ëndërr”,- shkruan Klaudio P.

“Ju luta Zotit që kjo të mos ishte e vërtetë dhe të ishte thjesht një shaka për 1 Prill, por nuk ishte e tillë. Ti nuk e meritoje këtë pabesi miku im, ti nuk e meritojë të largoheshe nga kjo botë kaq i ri…Ndjehem kaq i dobët përballë këtij problem dhe më vjen keq që unë kësaj radhe nuk pata mundësi për të bërë asgjë, për të të shpëtuar sic kemi bërë gjithmonë për njëri-tjetrin. Shpresoj që tani që je atje lart, do jesh ëngjelli mbrojtës për familjen tënde dhe të gjithë të dashurit e tu. U prehtë në paqe shpirti yt. Do më mungosh shume vëlla!”, thotë ai në mesazhin e shpërndarë në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb