Zhurma rreth ndarjes së shumë përfolur të milionerit Massimo Segre nga ish e dashura e tij, Cristina Seimanti, nuk ndalet në Itali, pas publikimit të një videoje ku shfaqet 64-vjeçari duke akuzuar publikisht 47-vjeçaren për tradhti edhe në fejesën e tyre!

Në klipin që po bën xhiron e mediave ndërkombëtare dhe është realizuar pak ditë më parë në vilën e bankierit në Torino, Segre shfaqet duke “baltosur” Seimadin përballë dhjetëra të ftuarve të tyre, duke e akuzuar atë për lidhje të paligjshme me një avokat dhe duke e nxitur që të shkonte me të, në Mykonos. Vetë Seimanti shprehu besimin e saj në një nga intervistat që dha pas ngjarjes se poshtërimi i saj ishte i planifikuar nga ish i fejuari i saj, duke folur për dhunë psikologjike ndaj saj. Megjithatë, ajo mohon se e dinte që “akuza” e tij publike po filmohej dhe se klipi do të dilte në media.

“Seriali” i ndarjes publike shqetëson shumë mediat në Itali dhe më gjerë. Sipas Daily Mail, Christina Seimandi po merr vazhdimisht propozime nga emisionet televizive, pasi interesi i publikut për biznesmenen ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit. Siç raporton botimi, madje pati zëra se i ishte bërë një propozim zyrtar nga djali i Berlusconit, i cili zotëron një kanal, për të marrë pjesë në Big Brother italian, të cilin ajo e mohoi me anë të përfaqësuesit të saj.

Segre nga ana e tij ka proceduar sot nëpërmjet avokatëve të tij për të sqaruar veprimet ligjore që ka ndërmarrë për të rikthyer 700 mijë euro, që i kishte dhënë hua ish të dashures kur ishin ende bashkë, por edhe për gjëra që janë thënë për të që ai i hedh si të pavërteta.

Në mënyrë të veçantë, sipas La Stampa, avokatët e bankierit theksuan se drejtori i tyre kërkon konfiskimin e shumës së dhënë me pëlqimin e tij për të mbuluar ndonjë nevojë të përkohshme të Seimandit, por që ajo nuk ja ka kthyer më. Sipas ekipit ligjor të milionerit, Segre nuk ka pretenduar kurrë se ish e fejuara e tij i ka marrë fshehurazi paratë nga llogaria e tyre e përbashkët, por rrethanat e ndryshimit të marrëdhënies së çiftit krijojnë një rrezik të arsyeshëm, që paratë të mos kthehen më dhe ajo është arsyeja që qëndron prapa veprimit ligjor të ndërmarrë nga bankieri. Procedura dëgjimore për gjykimin e çështjes është shtyrë për datën 5 shtator, njofton publikimi përkatës.

Sqarimi i dytë i bërë nga avokatët e Segres është i një natyre më personale dhe i referohet deklaratave që Seimandi dyshohet se ka bërë në disa media në lidhje me zhdukjen e një unaze safiri që i është dhënë nga nëna e ish-të fejuarit të saj, por edhe për aktet e dyshuara të tradhtisë. Ekipi ligjor i bankierit thotë se po mendon të kërkojë dëmshpërblim nga 47-vjeçarja për këto deklarata shpifëse. Kjo, siç raportohet, do të varet nëse Seimandi i mohon apo jo publikisht akuzat e mësipërme.

“Massimo Segre qëndroi besnik gjatë gjithë marrëdhënies së tij me zonjën Seimadi. Krejt ndryshe është rasti i një lidhjeje jashtëmartesore që Segre kishte pak para përfundimit të martesës së tij të mëparshme, një lidhje që kishte përfunduar para se të lidhej në mënyrë romantike me Cristina Seimadi dhe që nuk ka asnjë lidhje me çështjen në fjalë”, thekson stafi mbrojtës i bankierit.

(Lastampa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: