Zgjedhjet për Kongresin amerikan ishte tema e cila u vu në qendër të diskutimeve mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24.

Ish-deputetja Rudina Hajdari tha se republikanit Ron DeSantis, i cili fitoi thellë në Florida, përflitet se do të jetë kandidat për president në vitin 2024.

“Republikanët prisnin më shumë, por nuk mendoj se rezultati është aq i keq saç pretendohet. Arsyeja kryesore pse republikanët pësuan humbje ishte prej vendimit të gjykatës Supreme për abortin. Pati ndikim në shumë vende. Çështje të tjera si ekonomia, emigracioni, krimi, të gjitha këto shkonin në favor të republikanëve. Nga ana tjetër politika është strategji dhe është dhe në favor të demokratëve që Dhoma përfaqësues të ketë dominancë të republikanëve dhe Senati të jetë 50 me 50. Desantis i cili ka fituar me diferencë të madhe, thuhet se ai është një nga kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme.  2024 nuk është në favor të Biden”, tha ajo.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: