Duket si një skenë filmi aksion, por janë pamjet e filmuara një ditë më parë në  një lagje të Athinës, ku katër shqiptar ndalojnë me dy motorë para një banesë dhe zbrazin karikatorin.

Siç raportojnë mediat greke, në pamjet e kapura nga një kamera sigurie, dallohet katër persona në dy motor, të cilët kanë gjuajtur më shumë se 10 herë me armë në drejtim të një banesë, pronari i të cilës më herët gjatë ditës kishte rënë pre edhe e një konflikti dhe dhune fizike.

https://www.youtube.com/watch?v=lzxt7fXJkDs&t=1s

Nga të shtënat janë shënuar vetëm dëme materiale në dy banesa, por për të fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Sipas informacione të “Protothema”, dyshohet se sulmi me armë është bërë nga një bandë shqiptare kundër një bande me pjesëtarë të komunitetit rom. Dy grupet mendohet se kanë pasur konflikte edhe të më hershme mes tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb