Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka dashur të replikojë me Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke e cilësuar si një nder për kryeministrin Edi Rama duke iu referuar deklaratave për djegien e mandateve. Basha tha në “Opinion” se e ka bërë detyrën e tij para 4 vitesh. “Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik”, tha ai.

Më thatë se ka një tentativvë për ta çuar vemendjen tek reforma në drejtësi dhe kjo bëhet për llogari të Edi Ramës. Tek reforma në drejtësi, tentativën për ta çuar diskutimin e kishte Presidenti i Republikës.
Nuk është e vërtetë.

Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?
Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!

Ju thatë që Edi Rama ka provokuar. Çfarë ka provokuar ai?
Edi Rama nxori deputetët e vet dhe tha se do të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe pastaj fshehu dorën si gjithmonë.

Pra, ju mendoni se Twitteri i ambasadores amerikane i referohet kryeministrit të vendit?
Nuk mendoj, jam i bindur dhe ia kam shprehur këtë kujtdo që më ka pyetur.

Po citoj Presidentin që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita, ka bërë gabim fatal largimi nga parlamenti dhe disa të tjera.
Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e veta. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këto moment gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t’iu rikthyer reformës në drejtësi është për të zbatuar Kushtetutën siç u aprovua me 22 korrik.

Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?
Në asnjë sekondë nuk jam penduar sepse po të mos ishim larguar nga parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim, fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar e të kriminalizuar.

Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për t’u përballur. Vjen nga presioni ndërkombëtar apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?
Nga vetëdijësimi total i shqiptarëve por edhe i faktorit ndërkombëtar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb