Ndër zërat e shumtë që folën në protestën masive para godinës së Kryeministrisë, një i moshuar i ardhur nga diaspora shprehu revoltën e thellë të bashkatdhetarëve për gjendjen politike në vend.

I moshuari denoncoi ashpër klasën politike në vend, duke theksuar se populli nuk mund të tolerojë më atë që e cilësoi si tradhti ndaj atdheut: “Nuk i durojmë më këta tradhtarë të popullit tonë! Këto parti politike kanë tradhtuar vendin dhe kombin tonë shqiptar!”

Më tej, ai nënvizoi pjesëmarrjen masive të shqiptarëve të ardhur nga të gjitha anët e botës për t’u bërë pjesë e rezistencës qytetare:

“Diaspora sot ka ardhur nga Italia, Franca, Amerika e Gjermania për t’i dhënë grushtin e fortë, zërin e fortë që ndihet deri në qiell!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb