SHBA
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle u përfshinë në një ndjekje “gati katastrofike” dy-orëshe nga paparacët në qytetin e New York të martën mbrëma. Ky ishte lajmi që pushtoi të gjitha mediat në mbarë botën.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët po udhëtonin me nënën e Markle, Doria Ragland, u ndoqën nga fotografët pasi u larguan nga Teatri Ziegfeld – ku ish-aktorja u nderua me një çmim në Women of Vision Awards – në Manhattan.

Por si ka ndodhur ngjarja sipas taksisit që drejtonte mjetin?

Sukhcharn Singh në një intervistë për ‘Washington Post’ tregon se mori Princin Harry, Meghan Markle, mamanë e saj, Doria Ragland dhe një truproje në orës 23:00 të së martës mbrëma.
Ai rrëfen se ka ecur me makinë deri në Park Avenue dhe rrugës ka vënë re mjeti  i tyre ndiqej nga dy makina, një e zezë dhe një gri.
“Ndërkohë që ne kishin ndaluar po na bënin fotografi dhe po na filmonin”- ka rrëfyer ai.
Në atë moment truproja i shqetësuar për Harry-n dhe Meghan i ka kërkuar shoferit të shkonin në rajonin e policisë. Një udhëtim që sipas shoferit zgjati rreth 10 minuta.
“Nuk do ta quaja një ndjekje, nuk jam ndier në asnjë moment në rrezik, nuk ishte si ndjekjet nëpër filma. Ata ishin të heshtur dhe dukeshin të frikësuar”- ka treguar më tej taksisti.
“Ndërkohë që në po ecnim u bllokuam nga një kamion mbeturinash dhe papritur pranë nesh na janë gjendur 6 paparacë por pa rrezikuar jetën tonë”- përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: