LEZHE

Është liruar nga qelia farmacistja e arrestuar pak ditë më parë në Lezhë, nën akuzën e falsifikimit të testeve Covid.

25-vjeçarja Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka sqaruar se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryeheshin teste COVID fiktive.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: