39-vjeçaja Alma Arrazi nuk kishte bërë ndonjëherë denoncim në polici për dhunë për bashkëshortin saj. Kështu deklaron nga Shkodra, gazetari Igli Çelmeta, në një lidhje live për News24.

Ai tha se akuzat për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të saj, të cilët rezultojnë të zhdukur, ndërsa një prej vajzave u gjet e pajetë në Bunë, dolën pas publikimit të ngjarjes.

Sakaq, gazetari sqaron se kanë qenë familjarët e viktimës, Alma Arrazit ata që kanë deklaruar se kjo e fundit dhunohej. Ndërkohë, policia po heton disa pista, por më shumë është ajo e mbytjes për shkak të dhunës. Kujtojmë se disa grupe palombarësh po vijojnë kontrollet në ujërat e Bunës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: