Një deklaratë e çuditshme erdhi nga ish-presidenti Donald Trump i cili paralajmëroi se do të inkurajojë Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që dështon të paguajë faturat e tij si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore. Në një tubim të shtunën, ai tha se i kishte thënë një herë një lideri se nuk do të mbronte një vend i cili nuk kishte kryer pagesat e tij dhe do të inkurajonte agresorët të bënin çfarë dreqin që të donin”.

Deklarata e Trump konsiderohet e çuditshme sepse një nga rregullat kryesore të Nato-s është që të mbrojë një vend anëtar të aleancës nëse ai sulmohet. Shtëpia e Bardhë i quajti komentet të tmerrshme dhe të pakontrolluara. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ish-presidenti po inkurajonte pushtimet e aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse” dhe i etiketoi komentet “të tmerrshme.

Ai shtoi se deklarata “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë tonë në vend”. Trump, favoriti për të kandiduar sërish si kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, ka qenë prej kohësh kritik ndaj NATO-s dhe asaj që ai e sheh si një barrë të tepërt financiare për Shtetet e Bashkuara për të garantuar mbrojtjen e 30 vendeve të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb